Vera 2025 , Fresh Line ju prezanton me partnerin tuaj ideal të sezonit, Helios
nga Redazione
12/06/2025
Me nisjen e verës, Helios vjen si një koleksion që e vendos kujdesin ndaj lëkurës në qendër të jetesës sezonale jo si luks, por si domosdoshmëri. I prezantuar më 9 qershor në një event të kuruar nga Fresh Line dhe StyliSphere, linja reflekton kërkesat e konsumatorit modern për formulime të lehta, përbërës natyralë dhe funksionalitet real. Me një identitet të pastër dhe një filozofi të ndërtuar mbi balancë dhe mirëqenie, Helios pozicionohet si më shumë se një linjë verore, është një qasje ndaj vetes që zgjat përtej sezonit.
Rituali pas diellit që bën diferencën Helios After Sun Milk
Helios After Sun Milk ofron qetësim dhe rigjenerim të menjëhershëm pas ekspozimit në diell. Me teksturë të lehtë dhe përbërës si aloe vera, vitamina C & E, fik deti dhe mentol, ai freskon, zbut dhe ndihmon lëkurën të rikthejë balancën natyrale, një hap i domosdoshëm në çdo rutinë verore.
SPF 30 apo 50? Mbrojtje e zgjuar për fytyrën dhe trupin
Helios Milky Sunscreen ofron mbrojtje të përditshme për fytyrën dhe trupin me një teksturë të lehtë që përthithet menjëherë. I disponueshëm në SPF 30 dhe SPF 50, ai mbron ndaj rrezeve UVA/UVB pa lënë ndjesi të yndyrshme. I pasuruar me aloe vera, vitaminë E, fik deti dhe kastravec bio, ky krem hidraton dhe freskon lëkurën në çdo ekspozim në diell.
Fytyrë e mbrojtur dhe pamje natyrale me Helios Face Sunscreen
Helios Face Sunscreen ofron mbrojtje inteligjente për lëkurën e fytyrës, me dy versione të përshtatura për çdo stil jetese: një SPF 50 klasik, për ata që kërkojnë mbrojtje të lartë dhe siguri gjatë gjithë ditës, dhe një SPF 30 me ngjyrë, që unifikon tonin dhe jep një pamje natyrale pa grim. Me një formulë të pasuruar me aloe vera, vitaminë E, fik deti, kastravec bio dhe shalqi, ky krem përthithet shpejt, nuk ngarkon lëkurën dhe siguron freski, ndriçim dhe mbrojtje në çdo aplikim.
Helios Tanning Body Oil, një detaj i vogël që bën diferencë në çdo çantë plazhi
Helios Tanning Body Oil është zgjedhja ideale për ata që duan një nxirje të artë dhe të njëtrajtshme, pa sakrifikuar kujdesin ndaj lëkurës. I disponueshëm në SPF 10 dhe SPF 30, ky vaj kombinon efektin estetik me ndjesinë e butësisë dhe hidratimit, duke lënë lëkurën të shkëlqyeshme dhe të rehatuar gjatë gjithë ditës. Formula përthithet shpejt, nuk lë ndjesi të yndyrshme dhe është ideale si për ditët e para në diell, ashtu edhe për ata që janë mësuar me ekspozimin. Një produkt që nuk duhet të mungojë në çantën e plazhit.
Helios nuk është thjesht një koleksion për stinën e verës, por një qasje e mirëstrukturuar ndaj kujdesit për veten. Me identitet të dallueshëm, filozofi të qëndrueshme dhe pozicionim të qartë në treg, kjo linjë tregon se edhe një produkt sezonal mund të ndërtojë vlerë afatgjatë për brand-in dhe besim të qëndrueshëm tek konsumatori.