Raporti i të ardhmes së punës në Linkedin: Gjithnjë e më tepër në kërkim të ekspertëve të IA

Prezantimi i inteligjencës artificiale (IA) në sektorët e biznesit ka ndryshuar lojën ,por ajo që shumë mund të mos kuptojnë është evolucioni i pozicioneve të punës si pasojë e këtij inovacioni.
Më shumë oferta punësimi kërkojnë eksperiencë me ChatGPT
Shifrat janë mbresëlënëse. Sipas raportit të fundit të të Ardhmes së Punës të Linkedin, ka qenë një rritje prej 2100% në reklamat e punësimit ,duke përmendur teknologjinë Gpt ose ChatGPT që nga Nëntori i 2022 ,në të njëjtën periudhë me lëshimin publik të chatbot-it të inteligjencës artificiale të OpenAI.
Por,çfarë do të thotë vërtet për tregun e punës kjo rritje? Karin Kimbrough, krye economist në Linkedin, nxjerr në pah se bota e punës po evoluon më shpejt se në të kaluarën.
Terminologji si “Inxhinier I IA“, “Specialist I IA“ dhe “shkencëtar të dhënash IA“ janë bërë të zakonshëm.
Në të njëjtën kohë, platforma si Indeed dhe ZipRecruiter shënuan rekord shifrash që lidheshin me ofertat e punësimit që përfshinin IA. Por, pavarësisht këtij shpërthimi , pyetja qëndron : a do të krijojë IA më shumë punë sesa shkatërron?
Midis rreziqeve dhe mundësive të reja
Goldman Sachs dhe Forumi Ekonomik Botëror kanë siguruar parashikime kontradiktore, duke treguar një humbje potenciale të punëve për shkak të IA. Megjithatë, është e qenësishme të konsiderohen mundësitë e reja që këto teknologji po krijojnë.
Ne nuk duhet të harrojmë fjalët e John Svikola, i cili krahasoi gëzimin e tanishëm rreth IA me pritshmëritë e zjarrta në lidhje me makinat vetë-drejtuese. Parashikimet katastrofike për të ardhmen e drejtuesve, rezultoi I gabuar.
Kjo mund të sugjerojë që IA , në vend që të zëvendësojë njerëzit,të përshtatet më mirë seç e mendojmë ne,duke krijuar mundësi të reja karriere.
Në fakt, pozicione si “ekspert etike“ dhe “shef oficer fondesh“po rriten. Inteligjenca artificiale po bëhet pjesë integrale e shumë kompanive dhe nevoja për të pasur këto teknologji në përdorim ,është parësore.
Ndërkohë që inteligjenca artificiale vazhdon të japë formë të ardhmes së punës, është e rëndësishme që kompanitë dhe punonjësit të jenë aktivë, të përshtaten me mundësitë dhe sfidat e reja që sjell ky revolucion teknologjik.