Teknologji

Meta lançon variantin e ri – Facebook dhe Instagram me pagesë dhe pa reklama!

Meta lançon variantin e ri – Facebook dhe Instagram me pagesë dhe pa reklama!
Avatar
  • Published31 Tetor, 2023

Nëse ju kanë bezdisur reklamat në rrjete sociale mund të themi se bezdisë tuaj po I vjen fundi.

Falë një plani të ri të kompania Meta do t’I mundësojë përdoruesve një paketë abonimi pa reklama në përputhje me rregullat e Bashkimit Europian.

Përdoruesit të cilët jetojnë në Bashkimin Europian Evropiane, do të mund të përdorin të dy platforma pa reklama për një tarifë mujore prej 10 eurosh nëse regjistrohen nga uebi, dhe 13 eurosh nëse regjistrohen nga aplikacionet mobile në Android dhe iOS.

Rregullorja e re e BE, po pengon përpjekjet e Metas për personalizimin e reklamave për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe po dëmton burimin kryesor të të ardhurave për këtë kompani.

Në fillim të këtij viti kompania Meta u gjobit me 390 milionë euro për shkelje të privatësisë. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë, të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet.

Më parë, kompania Meta mbështetej në marrjen e pëlqimit të përdoruesve për të përpunuar të dhënat e tyre e për t’u ofruar atyre reklama të personalizuara.

Me hyrjen në fuqi të rregullave të privatësisë së 27 vendeve të BE-së, të njohura si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave,  kompania ndryshoi bazën ligjore mbi të cilën përpunonte të dhënat e përdoruesve duke shtuar një klauzolë tek kushtet e shërbimit për reklamat, çka efektivisht i detyronte përdoruesit të binin dakord që të dhënat e tyre të mund të përdoreshin.

Por përdoruesit ende do të kenë shansin të përdorin Facebook dhe Instagram pa pagesë por me reklamat e tyre në kohështrirjet e përdoruesve. Planet vijnë në përgjigje të rregullores së re Evropiane siç është Akti i Tregjeve Digjitale së bashku me interpretimin më të rreptë i GDPR.

Avatar
Written By
bussinessalbania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *