Ju ka ndodhur ndonjëherë që të shkoni në aeroport e fluturimi që ju keni rezervuar e paguar kohë më parë të jetë i prenotuar edhe nga dikush tjetër?
Pothuajse të gjitha fluturimet janë të mbivendosura. Mbivendosja e biletave është e ligjshme dhe industria argumenton se pasagjerët përfitojnë nga kjo praktikë.
Ju mund të pyesni veten se si është e mundur dicka e tillë por mbishitja e biletave është në fakt një praktikë ligjore, përfshirë edhe në Bashkimin Evropian.
Linjat ajrore llogaritin numrin mesatar të pasagjerëve që mund të mos paraqiten në një fluturim dhe shesin biletat në përputhje me rrethanat.
Por në rast se çdo mbajtës i biletave shfaqet, padyshim që nuk ka vende të mjaftueshme dhe disa në mënyrë të pashmangshme do duhet të marrin një fluturim tjetër.
Shumëkush mund të kuptojë padrejtësinë e natyrshme këtu, por kompanitë e linjave ajrore argumentojnë se një situatë e tillë është e rrallë dhe rezervimi i tepërt i fluturimeve u lejon atyre të mbajnë çmimet e biletave të përballueshme, ndërkohë që pasagjerët që nuk paraqiten nuk përballen me pasoja ligjore.
A është kjo me të vërtetë një situatë e favorshme si për linjat ajrore ashtu edhe për pasagjerët?
Në Bashkimin Evropian, kompensimi dhe ndryshimi i fluturimit duhet t’u sigurohet pasagjerëve, sipas një rregulloreje të vitit 2004. Gjithashtu shumica e linjave ajrore në mbarë botën kanë skema kompensimi.
Por humbjet kolaterale të tilla si një dhomë hoteli e rezervuar për një udhëtim 2ditor në fundjavë nuk rimbursohen. Disa do të argumentonin gjithashtu se nuk ka kompensim adekuat për pasagjerët që për shkak të mbivendosjes së biletës së tyre humbasin një ditëlindje, martesë apo funeral.
Megjithatë, ekspertët thonë se rezervimi i tepërt rrallë çon në probleme të rëndësishme.
“Ndërsa prenotimi i tepërt mund të duket si një praktikë e rrezikshme për një person të zakonshëm që nuk e njeh mirë këtë sektor, në fakt nuk shkakton shumë probleme,” shpjegoi specialisti i industrisë së aviacionit Alex Macheras.
Ai tha se është praktikë e zakonshme në punën e aviacionit, pasi është relativisht e rrallë që pasagjerët të përplasen, duke pasur parasysh se pothuajse të gjitha fluturimet janë të mbivendosura.
Për shembull, një linjë ajrore tregon se fluturimet në orar të hershëm në mëngjes,kanë më shumë gjasa të kenë mungesë të pasagjerëve pasi në mënyrë të pashmangshme disa pasagjerëve nuk iu del gjumi apo nuk iu bie alarmi, tha ai.
Mbivendosja e biletave është pjesë e modelit të biznesit të linjave ajrore
Është një praktikë që nuk shihet zakonisht në botën e biznesit, por ekspertët sigurojnë se është një aspekt normal i mënyrës se si funksionon industria e aviacionit.
“Linjat ajrore punojnë me marzhe tepër të holla, duke fituar rreth 10 dollarë (9 euro) për biletë të klasit ekonomik,” tha Macheras.
Një nga strategjitë që linjat ajrore përdorin për të mbetur fitimprurëse është çmimi dinamik i linjës ajrore, duke reaguar ndaj ofertës dhe kërkesës, me pasagjerët që paguajnë tarifa të ndryshme në varësi të kohës kur blejnë biletat e tyre.
Mbivendosja është pjesë e modelit të biznesit të linjave ajrore në mënyrë që ato të mbajnë tarifat të përballueshme. Nëse nuk do të ishte kjo praktikë, “çmimet do të rriteshin menjëherë, pasi linjat ajrore nuk do ta kishin më atë rrjet sigurie financiare”, paralajmëroi Macheras.
Megjithëse njerëzit kur përballen me këtë fenomen e perceptojnë si të padrejtë në shumicën e kohës përfitojnë të dyja palët si industria ashtu edhe pasagjerët”, u shpreh Macheras .