Instagram teston veçorine e re – Kthen fotot e përdoruesve në stickersa

Instagram po teston një veçori të re e cila krijon stickera. Kjo vecori e re do t’i mundësojë përdoruesve të bëjnë ngjitëse të personalizuara nga fotot e tyre dhe të përdoruesve të tjerë, gjithashtu t’i shfaqin ato dhe në Reels apo Stories.
Mjafton të zgjidhni subjektin e një fotografie dhe të heqni sfondin e saj, duke krijuar një ngjitëse të lëvizshme që mund të vendoset mbi përmbajtje të tjera.
Adam Mosseri dha një demonstrim të shkurtër se si do të funksionojë në një video të shpërndarë në kanalin e tij të transmetimit.
Ai tha gjithashtu se, përveç krijimit të stickersave nga fotot e ruajtura në telefonin tuaj, përdoruesit do të jenë në gjendje t’i bëjnë ato nga imazhet që shihni ne Instagram.
Mosseri nuk ndau detaje të mëtejshme për këtë, por tregoi se përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin që t’i bëjnë fotografitë e tyre të ngjitshme.
Është ende vetëm një provë dhe nuk është shpërndarë për të gjithë përdoruesit, kështu që ne do të shohim se si duket në të vërtetë me kalimin e kohës.
Platforma javën e kaluar filloi të testojë gjithashtu një veçori të re sondazhi, e cila do të shfaqet në seksionin e komenteve.